Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
Të Perëndisë janë të gjitha, në qiej dhe në Tokë. Me të vërtetë, Perëndia është i pavarur dhe i lavdëruar. (26)
Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. -
Ai përmend pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij gjithëpërfshirës. Gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, si bota e sipërme, ashtu edhe ajo e poshtme janë pronë dhe krijim i Tij. Ai vepron ndër ta me ligjin e Tij të krijimit dhe përcaktimit të gjërave. Është po Ai që vendos mes njerëzve ligjin e Tij të Sheriatit, sipas të cilit njerëzit duhet ta adhurojnë dhe sipas të cilit duhet të jetojnë. Është po Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Të gjitha këto janë në dorë të Tij. Të gjitha pa përjashtim janë pronë dhe krijesa të Tij, që i janë nënshtruar sundimit dhe ligjit të Tij. Të gjithë kanë nevojë për përkujdesin dhe mëshirën e Allahut. Asgjë dhe asnjë prej krijesave nuk ka gjë në dorë prej pushtetit dhe sundimit.Allahu është Ai, i Pasuri dhe i Lavdëruari. -
Allahu është i Pasur dhe pasuria e Tij është e gjerë dhe e paanë. Ai nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: "Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. [Dharijat 56 -Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë