Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى وَأَنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
A nuk po sheh ti se Perëndia e shtie natën në ditë dhe ditën në natë (e zgjatë njërën dhe e shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohë të caktuar – dhe se Perëndia e di mirë çka punoni ju. (29)
A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata...? -
Edhe kjo tregon se Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe nuk ka ortak në administrimin, përkujdesin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave. Pushteti i Tij është madhështor dhe gjithëpërfshirës. Me këtë pushtet, Allahu e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Kështu, kur vjen njëra, e largon tjetrën dhe e kundërta. Është Allahu që e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që të lëvizin sipas ligjit të vendosur prej Tij. Ky rregull nuk është cenuar qysh në kohën kur Ai i krijoi ato. Ai e rregulloi këtë çështje në mënyrë që të jetë në shërbim të krijesave, qoftë në lidhje me fenë dhe besimin e tyre, qoftë në lidhje me dynjanë e tyre. Nëpërmjet këtyre shenjave dhe krijesave madhështore, ata nxjerrin mësime e përfitojnë.se është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në një afat të caktuar... -
Por kur të vijë ai moment dhe afat i caktuar nga Zoti, ata nuk do të vazhdojnë më lëvizjen me rregullsinë e mëparshme. Forca e tyre do të shuhet e do të zhduket. Kjo do të ndodhë Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe mbështillen dhe e gjithë dynjaja do të marrë fund. Ajo është dita kur do të fillojë ahireti.dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? -
Allahu është i Gjithëditur për të gjitha veprat tuaja, të mirat dhe të këqijat. Asgjë nuk mund t'i fshihet Atij. Ai do t'ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të bindurit do t'i shpërblejë me sevape dhe mirësi të shumta, ndësa mohuesit dhe të pabindurit do t'i ndëshkojë me drejtësi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë