Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ عَلَىٰ هُدًى مِنْ رَبِّهِمْ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Këta janë ata që janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuar. (5)
Vetëm ata janë të udhëzuar në Rrugën e Drejtë nga Zoti i tyre ... -
Këta janë bamirësit, që arrijnë gradën e ihsanit përmes diturisë së plotë, korrekte e të vërtetë, si edhe punës së sinqertë dhe jetës sipas saj. Këta janë të udhëzuar nga Zoti i tyre. Ky udhëzim u është dhuruar nga Zoti i tyre, i cili vazhdimisht e pandërprerë kujdeset për ta, duke u dhuruar nga mirësitë e Tij dhe duke i ruajtur nga fatkeqësitë e ligësitë. Ky udhëzim i plotë është pjesë e asaj që quhet “terbijetul hasa”- përkujdesit të posaçëm, që Zoti e ofron veçse për të dashurit e Tij. Ky është lloji më i lartë dhe më i plotë i përkujdesit të Zotit për krijesat....dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. -
Këta arrijnë që të kënaqin Zotin e tyre, dhe kështu fitojnë mirësitë dhe shpërblimet e kësaj jete dhe të ahiretit. Këta shpëtojnë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut. Kështu ndodh me këta fatbardhë, sepse ata ndjekin rrugën e shpëtimit nga e keqja dhe të arritjes së mirësisë. Kjo është rruga e vetme për të arritur mirësinë e dynjasë dhe ahiretit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë