Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 11

قُلْ يَتَوَفَّاكُمْ مَلَكُ الْمَوْتِ الَّذِي وُكِّلَ بِكُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ 11 ١١

Thuaju: “Do t’jua merr shpirtin engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. (11)

Tefsiri

Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i Vdekjes, që është caktuar për ju ... -

Ai është një melek që Zoti e ka ngarkuar me detyrën për të marrë shpirtrat. Ai ka edhe melekë të tjerë së bashku me të si ndihmitarë në këtë mision.

e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë”. -

Atëherë Ai do t’ju shpërblejë për veprat tuaja. Ju që e mohoni ringjalljen, prisni e të shihni çdo të bëhet me ju! Pasi përmendi faktin se ata do të kthehen tek Ai në ditën e gjykimit (Kijametit), vijon të përmendë se si do të jetë gjendja e tyre kur të qëndrojnë para Zotit. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë