Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 14

فَذُوقُوا بِمَا نَسِيتُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا إِنَّا نَسِينَاكُمْ ۖ وَذُوقُوا عَذَابَ الْخُلْدِ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 14 ١٤

E, shijoni (dënimin), ngase e keni harruar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur – dhe shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni punuar. (14)

Tefsiri

Atëherë, shijoni dënimin, sepse ju e harruat takimin e kësaj dite

(me Allahun e Madhëruar)... - Ja këto fjalë torturuese u thuhen keqbërësve të cilët i ka mbuluar e pushtuar tërësisht poshtërimi dhe kërkojnë me dëshpërim për ta ndryshuar dhe rregulluar atë që e prishën. Tashmë ka kaluar koha kur njeriu mund të reflektojë dhe të ndryshojë. Tashmë ka mbetur veçse dënimi i Zotit prandaj shijojeni dënimin e dhembshëm për shkak se e harruat këtë ditë. Ju e haruat dhe i kthyhet shpinën me vetëdije kësaj dite, duke mos punuar për të. E latë veten tuaj të zhytet dhe ta harrojë këtë ditë, a thua se ajo vërtet nuk kishte për të ardhur kurrë. Ju jetuat dhe u shfrenuat në jetën e dynjasë sikur nuk do të ringjalleshit në ditën e takimit me Zotin.

...prandaj edhe Ne do t'ju harrojmë ju -

Kështu do t’ju lëmë në atë ndëshkim dhe dhimbje, si shpërblim për harresën dhe shpërfilljen tuaj të kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas llojit të punës. Ashtu sikurse e harruat dhe e shpërfillët këtë ditë, ashtu do të liheni në harresë dhe do të shpërfilleni në dënimin e dhembshëm.

… ndaj shijojeni dënimin e përjetshëm ... -

Ky dënim tashmë do të jetë i pandërprerë. Nëse dënimi ka një afat të caktuar, kjo sikur ia lehtëson dhimbjen të dënuarit. Por dënimi i xhehenemit, - Allahu na ruajt prej tij -, në të nuk mund të gjesh rehati dhe lehtësim dhe as ndërprerje.

për shkak të veprave tuaja të këqija. -

Këtë e merituat me veprat tuaja, pra me kufrin, kalimin e kufijëve dhe mosbindjen ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar pasi përmendi mohuesit e shenjave dhe argumenteve të Tij dhe dënimit që ka përgatitur për ta, vijon të përmendë besimtarët duke përmendur cilësitë dhe përshkrimet e tyre si dhe shpërblimet që përgatiti për ta. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë