Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنَ الْعَذَابِ الْأَدْنَىٰ دُونَ الْعَذَابِ الْأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
Dhe Ne, do të bëjmë që të shijojnë dënimin e kësaj jete para (atij) dënimit të madh, për t’u penduar ata. (21)
Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh
(në Zjarr), me qëllim që
(të mund të pendohen dhe)të tërhiqen
(prej të këqijave). - Këtyre fasikëve që mohojnë dhe refuzojnë besimin e drejtë, kemi për t’u dhënë një pjesë prej ndëshkimeve të përshpejtuara, para dënimit në Zjarr. Ndër këto dënime të përshpejtuara janë edhe ndëshkimet e jetës së varrit (berzahut). Kështu ata do të shijojnë një pjesë prej ndëshkimit në jetën e varrit. Disa përjetojnë ndëshkime që para se të vdesin e të kalojnë në jetën e varrit. Kështu psh, mund të ndëshkohen me vrasje e vuajtje, siç u ndodhi idhujtarëve mekas, ku u vranë dhe u shfarosën në luftën e Bedrit. Herë të tjera u jepet vuajtje e madhe në momentin e vdekjes siç thotë Allahu: "Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë." El en'amPërndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë