Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 26

أَوَلَمْ يَهْدِ لَهُمْ كَمْ أَهْلَكْنَا مِنْ قَبْلِهِمْ مِنَ الْقُرُونِ يَمْشُونَ فِي مَسَاكِنِهِمْ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ ۖ أَفَلَا يَسْمَعُونَ 26 ٢٦

(Vallë)! A nuk u është e qartë atyre se sa popuj i kemi shkatërruar Ne para tyre; nëpër shtëpiat e të cilëve ecin? Me të vërtetë, në këto ka argumente, e ata nuk po dëgjojnë (këshillat). (26)

Tefsiri

A nuk marrin mësim ata

(mohuesit e profetëve)

nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë? -

A nuk shërbejnë këto ndodhi si argument për këta që i mohojnë profetët dhe si udhëzim për t’i drejtuar tek e vërteta? Edhe popujt e shkuar që Zoti i shkatërroi ndoqën të njëjtën rrugë si këta mohuesit e sotëm. Le të udhëtojnë dhe të ecin përmes vendbanimeve të tyre dhe të shohin me sytë e ballit si përfunduan ata, siç ishte populli i Hudit, Salihut dhe populli i Lutit.

Me të vërtetë në ato

(vende të shkretuara)

ka argumenta të shumta.... -

Ka argumente për besnikërinë e profetëve, që u dërguan ndër ata popuj, për kotësinë dhe rrugën e humbjes ku ishin zhytur ata të mjerë. Ata ishin zhytur në idhujtari dhe poshtërsi, larg shpalljeve të Zotit. Këto ajete na tregojnë se çdokush që bën të njëjtat vepra si ata popuj, do ta pësojë njëlloj si ata. Këto ajete na tregojnë, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar do t’i ringjallë robërit për t’i shpërblyer në Ditën e Ringjalljes dhe Tubimit para Tij, kur të thirren për t’u bashkuar të gjithë në vendin e tubimit.

... a nuk po dëgjojnë me vëmendje?! -

A nuk i dëgjojnë dhe kuptojnë ajetet e Allahut? Nëse i dëgjojnë me kujdes dhe dëshirojnë për t’i kuptuar, ata me siguri kanë për të përfituar. Kështu do të ndodhte nëse do të ishte një dëgjim i kujdesshëm dhe i mirë, si dhe një logjikë e shëndetshme e rregullt. Kështu, ata nuk do të vazhdonin të ishin në atë gjendje mosbesimi e poshtërsish, që e bëjnë të pashmangshëm dënimin e ashpër të Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë