Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 30

فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَانْتَظِرْ إِنَّهُمْ مُنْتَظِرُونَ 30 ٣٠

Andaj, ti shmangu nga ata dhe prit, edhe ata, me të vërtetë, po presin! (30)

Tefsiri

Ndaj, ti largohu

(distancohu)

prej tyre dhe prit... -

Nëse ata arrijnë në këtë gjendje injorance e arrogance dhe kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, atëherë distancohu prej tyre dhe prit, për të parë se çfarë do të ndodhë me ta. Dënimi është i pashmangshëm për ta, por Allahu ka vendosur një afat, i cili nuk shpejtohet e as nuk vonohet.

se edhe ata janë duke pritur. -

Edhe ata po presin për ty lloj-lloj ligësish dhe fatkeqësish. Por le ta dijnë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë ndaj Zotit.Këtu përfundon tefsiri i sures Sexhde, me ndihmën e Allahut dhe mirësinë e Tij. Atij i takon lavdërimi më i plotë, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimi!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë