Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 6

ذَٰلِكَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ 6 ٦

Ai është dijtës i gjërave të padukshme dhe të dukshme, i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues, (6)

Tefsiri

Ai është i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. -

Ai i cili i krijoi ato krijesa madhështore, u lartësua e qëndroi mbi Arshin madhështor, dhe kujdest vetë për çështjet e krijimit të Tij, është: "...i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti." Të gjitha këto krijesa Ai i solli në ekzistencë me diturinë e Tij të gjerë, me fuqinë e Tij të plotë dhe absolute dhe me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Gjithashtu vendosi në to dobi të shumta dhe gjithçka që është domosdoshmëri për krijesat. Ai nuk e ka aspak të vështirë kujdesin për krijimin e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë