Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُنَالِكَ ابْتُلِيَ الْمُؤْمِنُونَ وَزُلْزِلُوا زِلْزَالًا شَدِيدًا
atëherë, besimtarët u vunë në provë dhe qenë të tronditur nga tronditja e madhe. (11)
Atje u sprovuan besimtarët dhe u tronditën me një tronditje të fortë. -
Kjo ishte për besimtarët një sprovë shumë e madhe dhe ata u tronditën shumë, me ankth e pasiguri për jetën e familjet e tyre, me uri e vuajtje të pashembullta. Kështu i sprovoi Allahu besimtarët, që të dilte në pah imani i tyre dhe t’u shtohej e forcohej më shumë siguria për ndihmën e Allahut. Dhe, vërtet, u shfaq dhe doli në pah imani i tyre, sinqeriteti dhe siguria e mbështetja e pathyeshme në Allahun! Vetëm Allahut i qoftë lavdërimi e mirënjohja! Me këtë qëndresë, ata ia kaluan dhe i lanë pas të parët dhe të fundit. Pikërisht kur u shtuan vuajtjet e sprovat rëndonin njëra tjetrën, atëherë imani i tyre arriti gradën e sigurisë së plotë, ashtu si ta shihje të vërtetën me sy. I Lartësuari thotë: “Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Dhe ajo (ushtria e armikut) vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu)." [AhzabPërndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë