Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 12

وَإِذْ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ مَا وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسُولُهُ إِلَّا غُرُورًا 12 ١٢

(Kutjoje ti o Muhammed!) kur hipokritët dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (besim të dobët), thanë: “Nuk ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij asgjë, pos mashtrimit!” (12)

Tefsiri
(Kujto)kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thoshin: “Allahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan gjë tjetër veçse mashtrim,” -

Ky është kriteri dallues për çdo munafik, që del në pah gjatë fitnes. Imani i tij është i paqëndrueshëm. Ai shikon me mendjen e tij të mangët dhe të lehtë ngjarjet dhe sprovat që i ndodhin dhe bie pre e tyre, duke e zënë frika dhe paniku. Atyre u shteron durimi, prandaj bëhen faktorë destabilizimi në radhët e besimtarëve. Kështu, as vetë nuk bëjnë durim dhe as të tjerët nuk i lënë rehat nga sherri i tyre. Pikërisht këta njerëz thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë