Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 20

يَحْسَبُونَ الْأَحْزَابَ لَمْ يَذْهَبُوا ۖ وَإِنْ يَأْتِ الْأَحْزَابُ يَوَدُّوا لَوْ أَنَّهُمْ بَادُونَ فِي الْأَعْرَابِ يَسْأَلُونَ عَنْ أَنْبَائِكُمْ ۖ وَلَوْ كَانُوا فِيكُمْ مَا قَاتَلُوا إِلَّا قَلِيلًا 20 ٢٠

Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nëse do të vinte ushtria e aleatëve (edhe njëherë), ata do të dëshironin të jenë në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; e, edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin. (20)

Tefsiri

Ata mendonin

(nga frika e madhe)

se ushtritë

(armike)

ende nuk ishin larguar. -

Ata mendonin se armiqtë që ishin tubuar që të luftonin kundër Profetit të Zotit dhe shokëve të tij, ende nuk ishin larguar. Mendonin se ata do të vazhdonin luftën derisa t'i shfarosnin besimtarët. Por nuk u dolën llogaritë, ashtu siç i kishin menduar.

Dhe nëse ushtritë

(armike)

do të ktheheshin edhe njëherë, ata

(hipokritët)

do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. -

Nëse do të ndodhte që ajo ushtri të mblidhej prapë, ata do të dëshironin të ishin larg. Ata do të dëshironin që të mos ishin në Medinë e as afër saj, por të ishin shumë larg, që thjesht të ndiqnin lajmet për së largu se çfarë do të ndodhte. U poshtërofshin dhe u shkatërofshin ata, sepse janë njerëz që askujt nuk i shërben për mirë prania e tyre.

Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin. -

Për këtë arsye, mos u kushtoni rëndësi dhe të shqetësoheni për ta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë