Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 38)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 38

مَا كَانَ عَلَى النَّبِيِّ مِنْ حَرَجٍ فِيمَا فَرَضَ اللَّهُ لَهُ ۖ سُنَّةَ اللَّهِ فِي الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلُ ۚ وَكَانَ أَمْرُ اللَّهِ قَدَرًا مَقْدُورًا 38 ٣٨

S’ka kurrfarë ngushtese për Pejgamberin për atë që i ka caktuar Perëndia. E tillë ka qenë dispozita e Perëndisë edhe për ata (pejgamberë) që kanë qenë më parë, e urdhëri i Perëndisë është dispozitë definitive – (38)

Tefsiri
Ky ajet hedh poshtë të gjitha ato shpifje dhe akuza që janë thënë kundër Profetit (a.s) për gratë e tij të shumta. Këto fjalë janë të padrejta dhe të pavend, sepse është Zoti i Lartësuar që ia ka lejuar Profetit të Tij diçka të tillë. Ai thotë:

Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. -

Profeti nuk ka asnjë gjynah ose gabim për atë me të cilën vetë Allahu e ka ngarkuar, për atë që Zoti e përcaktoi që të jetë e tij. Madje kjo çështje (poligamia) është diçka që Allahu ua pati lejuar edhe profetëve të tjerë para tij:

Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri

(kaderi)

i Allahut gjithmonë do të përmbushet. -

Kjo qe diçka që patjetër do të ndodhte.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë