Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا
O besimtarë, përmendni shpesh Perëndinë, (41)
O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje! -
Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që ta kujtojnë Atë shpesh. Mënyrat e përkujtimit të Allahut të Lartësuar janë të shumta, për shembull tehlili, pra, thënia: "Lâ ilâhe il-lall-llâhu uaĥdehû lâ sherîke leh Lehul mulku ue lehul ĥamdu juĥjî ue jumît ue hue alâ kul-li shej’in Kadîr / Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut! Ai është i vetëm dhe nuk ka partner me të. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi! Atij i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë! Ai jep jetën dhe vdekjen. Ai për gjithçka është i plotpushtetshëm.; ose tesbih-u, pra, shprehja "Subĥanall-llah" / i pastër nga të metat është Allahu ose "Subĥanell-llahi ue bi ĥamdihi subĥanell-llahil ađhîm" / i pastër nga të metat është Allahu! I lavdëruar e i pastër nga të metat është Allahu i Madhëruar!; ose tahmidu, pra, shprehja "Elĥamdu lil-lah" / i lavdëruar qoftë Allahu! etj. Madje, çdo fjalë që të afron tek Zoti konsiderohet si kujtim i Zotit. Më e pakta që duhet të bëjë njeriu për t’u konsideruar si zbatues i kësaj porosie të të Madhërishmit është: leximi i lutjeve të mëngjezit dhe të mbrëmjes, lutjet pas pesë namazeve të ditës dhe lutjet gjatë veprimeve të ditës dhe të natës.Ai duhet të jetë i vazhdueshëm dhe sistematik në kryerjen e këtyre lutjeve, në të gjitha gjendjet dhe situatat, sepse ky është një lloj adhurimi i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet tij arrihen shumë mirësi, si më poshtë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë