Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 47

وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ بِأَنَّ لَهُمْ مِنَ اللَّهِ فَضْلًا كَبِيرًا 47 ٤٧

Dhe, sihariqoji muslimanët, për të cilët Perëndia ka dhunti të madhe, (47)

Tefsiri

Atëherë, ti përgëzoji besimtarët se do t'u vijë nga Allahu një mirësi e madhe. -

Në këtë ajet janë përmendur:

1 Të përgëzuarit, pra, besimtarët. Cilësia e tyre është besimi i drejtë dhe i bazuar në dëshmi të sakta nga Zoti, si dhe veprat e mira sipas këtij besimi të sinqertë.

2 Ajo me të cilën përgëzohen, pra, dhuntia e madhe, që është shpërblimi dhe mirësia e madhe e dhuruar nga Allahu i Lartësuar për ta në dynja dhe në ahiret. Këtu hyn ndihma dhe fitorja që Zoti u dhuron atyre në dynja, udhëzimi i zemrave të tyre në rrugën e drejtë, falja e gjynaheve dhe mbulimi i të metave, largimi i fatkeqësive dhe shpëtimi nga ato, shtimi i begatisë në çdo drejtim, mirësitë e shumta lumturisjellëse dhe, mbi të gjitha, kënaqësia e Zotit dhe shpërblimi i Tij i pamatë, duke shpëtuar nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij i drejtë.Përmendja e këtyre shpërblimeve dhe mirësive që premtohen për besimin dhe punën sipas tij, i shkathtëson dhe u jep forcë besimtarëve për të qenë këmbëngulës dhe me vullnet të pathyeshëm në rrugën e drejtë. Kjo është një nga urtësitë e shumta të Sheriatit që, për të nxitur veprat e mira dhe devotshmërinë ndaj Zotit, përmend shpërblimet që janë premtuar për të, ndërsa për të nxitur largimin nga veprat e këqija dhe mosbindjen ndaj Allahut të Lartësuar, përmend ndëshkimin që lidhet me të. Kjo është një ndihmë më e madhe për t’ia arritur të largohesh nga gjynahet dhe nga shkelja e kufijve të Allahut të Madhërishëm. Nga ana tjetër, ata që vazhdimisht do të mundohen të pengojnë besimtarët nga rruga e drejtë dhe t’i luftojnë ata në besimin e tyre do të jenë gjithmonë të pranishëm dhe të vazhdueshëm në luftën e tyre. Të tillë janë munafikët, të cilët shfaqin Islamin dhe në brendësi fshehin kufrin dhe armiqësinë e madhe ndaj besimtarëve. Të tillë janë edhe mohuesit e hapët të besimit dhe të besimtarëve. Duke qenë se këta vazhdimisht do t’i luftojnë besimtarët, Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve një këshillë të mrekullueshme në lidhje me mënyrën e sjelljes dhe të komunikimit me të tilla kategori njerëzish.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë