O ju që keni besuar! Nëse jeni martuar me një grua besimtare e pastaj e ndani para kontaktit
(intim)me të, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes
(iddeh). Por, jepini diçka
(si dhuratë)dhe ndajeni në mënyrë të njerëzishme! -
1 Allahu i Lartësuar i udhëzon dhe i mëson besimtarët si të veprojnë në rast divorci. Kështu, nëse dikush martohet me një besimtare dhe e divorcon para se të kryejë marrëdhënie intime me të, atëherë gruaja nuk e ka detyrë të kalojë kohën e pritjes, siç do të vepronte nëse do të kishte kryer marrëdhënie. Në këtë rast, Allahu i Madhëruar i urdhëroi burrat që t'u dhurojnë këtyre grave ndonjë send, që të shërbejë si një lloj ngushëllimi për to dhe për ndarjen. Gjithashtu, urdhëron për një proces divorci sa më miqësor dhe të njerëzishëm, pa grindje e sharje dhe pa e tepruar në kërkesa të ndërsjellta. Ky ajet është dëshmi që tregon se divorci bëhet veçse pasi të jesh martuar me një procedurë të rregullt. Kështu, nëse dikush i thotë një gruaje: ‘Të kam divorcuar’ pa qenë i lidhur fillimisht me të në lidhje martesore, kjo është diçka e kotë. Edhe nëse i thotë: ‘Ti je e divorcuar, nëse martohesh me mua’, është një ndarje e papranueshme, që nuk merret për bazë. Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse jeni martuar me një grua besimtare, e pastaj e ndani para kontaktit
(intim) me të, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes
(iddeh)." Divorci që merret për bazë është vetëm ai që bëhet pas nikah-ut (lidhjes martesore). Kjo lidhje tregon se çdo divorc i deklaruar para lidhjes së nikah-ut është i pavlefshëm dhe nuk merret për bazë. Të njëjtin gjykim ka edhe
dhihar-i dhe
ila-i, pra, nuk meren për bazë, nëse deklarohen para se të kryhet lidhja e nikahut, madje në këto dy raste është edhe më i dukshëm dhe i kuptueshëm ky gjykim, sepse divorci është ndarje e plotë me gruan, ndryshe nga
dhihari dhe
ilai. Ky është mendimi më i saktë ndër dy mendimet e dijetarëve.
2 Ajeti tregon, gjithashtu, se divorci është i lejueshëm, sepse Allahu i Madhëruar njoftoi për dispozitën e divorcit pa e qortuar ose ndaluar një gjë të tillë. Madje, ai mund të ndodhë edhe nga besimtarët, sepse ajeti nis duke iu drejtuar besimtarëve.
3 Ajeti tregon se divorci është i lejueshëm edhe para se të kryen marrëdhënie intime me bashkëshortin, pasi është bërë lidhja e nikahut. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: "Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. ...". [Bekare 236].
4 E divorcuara para kryerjes së marrëdhënieve intime nuk ka detyrë të kalojë kohën e pritjes. Me t'u deklaruar divorci, asaj i lejohet që të martohet me dikë tjetër. Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se nëse janë kryer marrëdhënie intime, atëherë është detyrë për të që të përmbushë kohën e pritjes, sipas rregullave të vendosura nga Zoti.
5 Për gruan e divorcuar përpara se të kryhet marrëdhënie me të, Allahu i Madhëruar thotë: "Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. ..." [Bekare 236]. Ajeti thotë qartë se kështu veprohet nëse nuk është përcaktuar ndonjë mehër për të. Por nëse i është përcaktuar mehër, atëherë, nëse divorcohet pa kryer marrëdhënie intime, i jepet gjysma e mehrit të vendosur dhe burri nuk ka nevojë që të japë shpenzime e dhurata të tjera, si në rastin e mësipërm. I Lartësuari thotë: "E, nëse i ndani para se të kryeni marrëdhënie intime me to, por ndërkohë ua keni përcaktuar atyre masën e dhuratës martesore
(mehrit), atëherë është detyrë për ju që t’u jepni gjysmën e asaj që keni caktuar, veç nëse ato
(gratë) jua falin ose veç nëse atyre
(grave) ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Falja është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush! Vërtet, Allahu e sheh gjithçka që bëni." [Bekare 237].
6 Ajeti tregon se, në çdo rast, divorci duhet të bëhet në mënyrë sa më të njerëzishme dhe miqësore, e tillë që çdo palë falenderon tjetrën, përndryshe ajo sjell grindje të shumta, përçarje e urrejtje të ndërsjellta.
7 Ajeti tregon se koha e pritjes është e drejtë e burrit, sepse Allahu tha: "... ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes
(iddeh)." Kjo tregon se, nëse ndodh divorci pasi janë kryer marrëdhënie intime, atëherë është detyrim i grave ndaj jush që të presin sipas rregullit.
8 Ajeti tregon se, përveç gruas me të cilën nuk janë kryer marrëdhënie intime, në të gjitha rastet e tjera të divorcit gruaja duhet të kalojë idetin, sipas rregullit.
Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruassë vet: “Ti je për mua si shpina e nënëstime”, ose fjalë të tjera, për të shprehurse ajo është haram për të. Është quajtur
‘dhihar’ - ‘shpina’, nisur nga shprehja emësipërme, e cila përdorej nga arabët menënkuptimin se burri nuk donte t’iafrohej më bashkëshortes përmarrëdhënie intime.El ilau është të betuarit se nuk do tëkryesh mardhënie me bashkëshorten.Allahu i lartësuar thotë: “Për ata qëbetohen se nuk do t'u afrohen grave tëveta
(për kontakt intim), afati i pritjesështë katër muaj.” [El bekare 226] - Këtubëhet fjalë për betimet që kanë të bëjnë,në mënyrë të veçantë, me marrëdhëniete burrit me gruan. Kështu, kur burribetohet se nuk do të kryejë mëmarrëdhënie seksuale me gruan e tij përkatër muaj e ose më pak se 4 muaj,atëherë ai është i lirë që të zgjedhënjërën prej këtyre alternativave: ose tëthyejë betimin dhe ta kompensojë sipasrregullit, ose ta mbajë betimin deri nëpërfundim të katër muajve. Gjatë kësajkohe, gruaja nuk ka asnjë të drejtë që tëkërkojë ndarjen prej tij apo të ankohetgjetkë, sepse për katër muaj, burrit ilejohet një gjë e tillë. Por nëse burribetohet se nuk do të kryejë marrëdhënieme gruan e tij për një periudhë më tëgjatë se katër muaj, ose përgjithmonë,atëherë ai ka vetëm dy mundësi pasmbarimit të katër muajve: ose ta thyejëbetimin e ta kompensojë sipas rregullit,duke iu kthyer jetës dhe marrëdhënievenormale, ose ta divorcojë përfundimishtgruan e tij. Nëse ai nuk pranon që tandajë gruan, atëherë ndërhyn gjykatësidhe i ndan ata me forcën e ligjit.Megjithatë, thyerja e këtij lloj betimiështë më e dashur për Allahun eLartësuar, i Cili thotë: “Në qoftë se heqindorë
(nga betimi), atëherë s’ka dyshim seAllahu është Falës e Mëshirëplotë.”Allahu i Madhëruar thotë: "Për atogra, të cilave u është ndërprerë ciklimujor, nëse nuk jeni të sigurt për to,dijeni se koha e pritjes së tyre është tremuaj, e po kaq është edhe për ato qëende nuk u kanë ardhur tëpërmuajshmet. Për shtatzanat, afati ipritjes është derisa ato të lindin. Kush ifrikësohet Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuarpunët." [Talak 4]