Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا جَعَلَ اللَّهُ لِرَجُلٍ مِنْ قَلْبَيْنِ فِي جَوْفِهِ ۚ وَمَا جَعَلَ أَزْوَاجَكُمُ اللَّائِي تُظَاهِرُونَ مِنْهُنَّ أُمَّهَاتِكُمْ ۚ وَمَا جَعَلَ أَدْعِيَاءَكُمْ أَبْنَاءَكُمْ ۚ ذَٰلِكُمْ قَوْلُكُمْ بِأَفْوَاهِكُمْ ۖ وَاللَّهُ يَقُولُ الْحَقَّ وَهُوَ يَهْدِي السَّبِيلَ
Perëndia, asnjë njeriu nuk ia ka dhënë dy zemra në krahëror; Perëndia nuk ua ka bërë gratë tuaja – nëna, të cilave u thoni: “Shpina juaj është si e nënës sime”, as që ua ka bërë fëmijët e përvetësuar – bijë të vërtetë. Këto janë vetëm fjalët tuaja – prej gojës suaj (joreale), e Perëndia thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë. (4)
Dhe as nuk ju lejon që djemtë tuaj të adoptuar të kenë përkatësinë tuaj
(atërore). - Fëmijët e birësuar nuk janë fëmijët tuaj biologjikë, por quhen thjesht të birësuarit tuaj. Para Islamit dhe në fillimet e tij, i birësuari merrte atësinë e birësuesit. Allahu i Madhëruar e ndryshoi këtë zakon. Fillimisht, Ai tregoi se kjo është diçka jo e mirë, madje e shëmtuar, sepse, në fakt, është mashtrim e shpifje, dhe çdo mashtrim dhe shpifje nuk ka vend në Sheriatin e Zotit dhe besimtarët nuk e kanë atë cilësi. Kështu, Allahu i Lartësuar na e qartëson se bijtë tanë të vërtetë nuk janë ata që i kemi birësuar, por ata që janë lindur prej nesh. Ndërsa këta që janë lindur prej tjetër kujt, mund t’i quajmë ‘i adoptuar’. Nëse ju thoni për të birësuarin se ai është biri i filanit (adoptuesit), ose ky është babai i filanit, kjo është e gabuar. Allahu i lartësuar thotë:Këto janë vetëm fjalë që ju i shqiptoni me gojët tuaja -
Janë fjalë jo të vërteta dhe të padrejta.dhe është Allahu Ai që thotë të vërtetën, dhe është Ai që udhëzon
(atë që do)në rrugën e drejtë. -
Ai thotë veçse të vërtetën dhe atë që është e sigurt, prandaj dhe ju udhëzon që të pasoni udhëzimet e Tij. Fjalët dhe ligji i Allahut janë të vërteta, ndërsa fjalët dhe veprat e kota nuk mund t'i atribuohen Atij dhe nuk mund të jenë prej udhëzimit të Tij. Ai udhëzon veçse në rrugën e drejtë dhe në vërtetësi. Por edhe fjalët e robërve ndodhin me lejen e Tij, qofshin të mira apo të këqija. Pastaj i Madhëruari na mëson si të veprojmë. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë