Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا
E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë. (58)
Dhe ata që i mundojnë besimtarët dhe besimtaret pa të drejtë, ... -
Domethënë, pa i bërë ndonjë gjë, që të meritojnë atë mundim:... e kanë ngarkuar veten me një gjynah shumë të madh. -
Do të mbajnë mbi supet e tyre një shpifje të madhe, sepse i mundojnë pas shkak dhe pa e merituar. Ata do të ngarkohen me një gjynah shumë të madh, sepse kjo është padrejtësi, që cenon urdhrin e Zotit për bamirësi ndaj besimtarëve dhe që na ndalon nga padrejtësia ndaj tyre. Për këtë arsye, fyerja e një muslimani dënohet me ligj, sipas gjendjes dhe gradës së atij që i bëhet padrejtësi. Kështu, sharja e sahabëve është nga më të rëndat. Po kështu, ai që fyen dijetarët dhe njerëzit besimtarë të mirë ka bërë gjynah më të madh se në rastet e tjera.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë