Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 5

ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِنْدَ اللَّهِ ۚ فَإِنْ لَمْ تَعْلَمُوا آبَاءَهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ وَمَوَالِيكُمْ ۚ وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُمْ بِهِ وَلَٰكِنْ مَا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ ۚ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا 5 ٥

Ju thërritni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë te Perëndia. E, nëse nuk e dini (emrin) e etërve të tyre, ata janë vëllezërit tuaj për kah besimi dhe mbrojtësit tuaj. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Perëndia është falës dhe mëshirues. (5)

Tefsiri

U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. -

Ju duhet t’u njihni përkatësinë e vërtetë atësore, duke përmendur prindërit e tyre biologjikë. Kjo është më e drejtë dhe e rregullt tek Allahu.

Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. -

Nëse nuk i dini kush janë prindërit e tyre biologjikë, atëherë "... atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj", domethënë, konsiderojini si vëllezërit e tuaj në fe dhe si miqtë tuaj në Islam. Quajini vëllezër në Islam. Kështu, nuk lejohet që ata të quhen fëmijët tuaj. Nëse ua dini prindërit e tyre biologjikë, atëherë ua atribuoni atyre; dhe nëse nuk ua dini, atëherë quajini si vëllezër në fe ose miq. Mos mendoni se fakti që nuk u dihen prindërit biologjikë mund të jetë si justifikim që t’i quani si fëmijët tuaj. Kjo është e palejueshme.

Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. -

Nuk ka gjynah për ju në ato fjalë që i keni thënë më parë ose në rastet kur ju e bëni këtë gabimisht, por keni gjynah në ato fjalë që i thoni me vetëdije, edhe pse e dini se është e ndaluar.

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Ai ju fal dhe ju mëshiron ju, duke mos ju dënuar për gjynahet e kaluara dhe ju ka falur gjithashtu edhe për ato që i thoni gabimisht. Gjithashtu, pjesë e faljes dhe mëshirës së Allahut është edhe fakti që Ai ju qartësoi të gjitha ligjet që ju mësojnë dhe rregullojnë fenë dhe dynjanë tuaj. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë