Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنِ السَّاعَةِ ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ ۚ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا
Njerëzit do të të pyesin për Çastin (Kijametin), thuaju: “Dijenia për te ëshë vetëm te Perëndia”. E, kush mund të të tregojë ty, - se Kijameti mund të jetë afër?! (63)
Njerëzit të pyesin për Orën
(e Kijametit). - Njerëzit të kërkojnë që t'i njoftosh rreth Kijametit, duke të sfiduar që ta shpejtosh atë. Ndërsa disa prej tyre, duke e mohuar se ajo do të ndodhë, sikur duan të tregojnë se kjo është e pamundur. Thuaju atyre:Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu.” -
Vetëm Zoti e di kohën se kur do të ndodhë Kijameti. Megjithatë, të mos iu duket e largët ajo ditë.E ku mund ta dish ti, ajo
(Ora)ndoshta është afër!” -
Në fakt, thjesht ardhja e kohës së Kijametit shpejt apo vonë, nuk ka ndonjë rëndësi ose ndonjë dobi. Ajo që ka rëndësi është se cili nga njerëzit do të jetë i humbur e cili i fituar, cili do të jetë fatlum dhe cili do të jetë i dëshpëruar, a do të meritojë shpërblime apo do të marrë dënime? Ja, këto janë çështje të rëndësishme për t'u treguar dhe unë do t'ju njoftoj për to. Do t'jua bëj të qartë secilin që meriton ndëshkim, madje do t'ju përshkruaj edhe dënimet. Ju do të kuptoni se pikërisht ai që e mohon Ditën e Gjykimit i meriton dënimet e Zotit. Dhe ky është përshkrimi i saktë i juaji. Allahu i Madhëruar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë