Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Në Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’ju kishim përulur Perëndisë dhe ta kishim dëgjuar Pejgamberin!” (66)
Tefsiri
Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah sikur t'i ishim nënshtruar Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit!” -Kështu, ata ndiejnë dhimbjen e nxehtësisë përvëluese dhe sa herë që dhembja arrin kulmin, ata dëshpërohen për atë që patën lënë pas dhe për mosbesimin në dynja. Ata të mjerë, të mbushur me dhimbje e dëshpërim, thonë: “Të mjerët ne! Ah, sikur t'i ishim nënshtruar Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit! Ah, sikur të bënim këtë dhe të kishim shpëtuar nga ky dënim! Ah, sikur të ishim bindur dhe të lumturoheshim me shpërblimet e mëdha që morën të bindurit!” Por tashmë kjo është një ëndërr, që kurrë nuk ka për të ndodhur dhe që lë pas veçse dëshpërim e dhimbje.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë