Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 70)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 70

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا 70 ٧٠

O besimtarë, druajuni Perëndisë dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë, (70)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta! -

Allahu i Lartësuar i urdhëron të zgjedhurit e Tij, besimtarët, që të pajisen me devotshmëri ndaj Tij. Ai i porosit që jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga zemërimi i Tij në të gjitha gjendjet, haptazi dhe fshehtazi, të përmirësojnë veprat e tyre qoftë kur punojnë haptazi dhe shihen nga të tjerët, qoftë kur nuk i sheh askush, veç Atij. Ky është një urdhër për sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Pastaj i Lartësuar na nxit në mënyrë të veçantë që të themi fjalë të drejta, të cilat janë ato fjalë që janë në përputhje të plotë me të vërtetën apo përafërsisht si ajo, nëse nuk mund të arrijmë sigurinë e plotë.Në termin ‘fjalë të drejta’ hyjnë:

1 leximi i Kur'anit dhe hadithit të Profetit,

2 dhikri,

3 urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat,

4 kërkimi i dijes së dobishme dhe përhapja e saj,

5 kujdesi dhe përpjekja maksimale për të gjetur të vërtetën në çështjet fetare dhe çdo çështje të rëndësishme dhe të dobishme, duke përdorur dhe ndjekur çdo rrugë të mundshme (të lejuar nga Sheriati) për arritjen e saj.

6 Kujdesi i madh për të komunikuar butë dhe ëmbël me krijesat.

7 Dëshira dhe synimi për të rregulluar gjithçka, në çdo fjalë që themi, etj.Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shpërblimin që na pret nëse pajisemi me devotshmëri dhe themi fjalë të drejta: E vërteta mund të gjendet veçsenëpërmjet Kur'anit dhe traditës së pastërprofetike, të kuptuar sipas metodologjisësë tre brezave të parë të këtij umeti;sahabëve, tabiinëve dhe nxënësve tëtyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë