Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ أَخَذْنَا مِنَ النَّبِيِّينَ مِيثَاقَهُمْ وَمِنْكَ وَمِنْ نُوحٍ وَإِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ۖ وَأَخَذْنَا مِنْهُمْ مِيثَاقًا غَلِيظًا
(Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. Ne, prej tyre kemi marrë obligimin e fortë, për (7)
Kur Ne morëm prej profetëve një premtim
(solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne. -
Allahu i Madhëruar na njofton për një besë të fortë që ka marrë prej profetëve në përgjithësi, dhe prej këtyre 5 më të përzgjedhurve, në veçanti. Ai mori premtimin për të përmbushur tërësisht detyrat e fesë së Tij dhe për t’u përpjekur fort për lartësimin e fjalës së Tij. Kjo është rruga nëpër të cilën ecën të gjithë profetët e shkuar derisa u mbyll vargu i tyre me dërgimin e Muhamedit (a.s), që është më i miri i tyre dhe zotëria i të gjithë të dërguarve. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit që t'i marrin si shembull këta profetë dhe të pasojnë rrugën dhe udhëzimin e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë