Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 12

وَلِسُلَيْمَانَ الرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهْرٌ وَرَوَاحُهَا شَهْرٌ ۖ وَأَسَلْنَا لَهُ عَيْنَ الْقِطْرِ ۖ وَمِنَ الْجِنِّ مَنْ يَعْمَلُ بَيْنَ يَدَيْهِ بِإِذْنِ رَبِّهِ ۖ وَمَنْ يَزِغْ مِنْهُمْ عَنْ أَمْرِنَا نُذِقْهُ مِنْ عَذَابِ السَّعِيرِ 12 ١٢

(Dhe, ia nënshtruam Ne) Sulejmanit – frymën, me të cilën, udhëtimi i paraditës ishte sa i një muaji, e ai i pasditës (po ashtu) sa një muaj; dhe Ne kemi bërë që t’i rrjedhë atij bakri prej burimit (që ecën uji) dhe disa nga xhindët i nënshtroi që të punojnë para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij. E, kushdo prej tyre që largohet nga urdhëri Ynë, kemi bër që ai ta shijojë dënimin e zjarrit. (12)

Tefsiri
Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme) e bënte për një paradite dhe kthimin nga ai, brenda një pasditeje. Pasi përmendi mirësitë dhe veçoritë që i dhuroi Daudit, Allahu i Lartësuar vijoi që të përmendë mirësitë që i dhuroi birit të Daudit, Sulejmanit. Allahu i Madhëruar nënshtroi erën, që të ishte nën urdhrat e Sulejmanit: ajo frynte andej nga e urdhëronte Sulejmani (a.s) dhe mbarte Sulejmanin me ushtrinë e tij nga të dëshironte ai. Ata lëviznin shumë shpejt, aq sa distanca që zakonisht bëheshin për muaj të tërë, ai i bënte brenda ditës. Zoti thotë: "Ne bëmë që t'i nënshtrohej era, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme)e bënte për një paradite ...". Gjithashtu: "... dhe kthimin brenda një pasditeje." Edhe kthimi pasdite ishte i njëjtë.

Ne bëmë që të rridhte për të një burim bakri

(i shkrirë). Dhe ia nënshtruam xhindet që, me urdhrin e Zotit, të punonin sipas dëshirës së tij. Dhe kush largohej prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bënim të shijonte Dënimin e zjarrit përvëlues. -

Allahu i Madhëruar i mundësoi të gjente burimet e mineralit të bakrit dhe që prej tij të bënin enë dhe mjete të tjera. Allahu i Madhëruar i nënshtroi atij shejtanët dhe xhindët, të cilët nuk e bënin dysh fjalën e tij. Madje, “... kush largohej prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bënim të shijonte Dënimin e zjarrit përvëlues."

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë