Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَعْرَضُوا فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ سَيْلَ الْعَرِمِ وَبَدَّلْنَاهُمْ بِجَنَّتَيْهِمْ جَنَّتَيْنِ ذَوَاتَيْ أُكُلٍ خَمْطٍ وَأَثْلٍ وَشَيْءٍ مِنْ سِدْرٍ قَلِيلٍ
E, ata u shmangën (prej rrugës së drejtë) dhe Na ua dërguam vërshimën e Aremit, (duke e shkatërruar) pendën, dhe kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me frute të idhëta (lloj drunjësh) – tamariskë dhe pak lotusa (groshëza). (16)
Po ata i kthyen shpinën
(Allahut)dhe Ne lëshuam kundër tyre vërshimën e Digës -
Ata kundërshtuan urdhrin, duke mohuar Allahun dhe duke u treguar mosmirënjohës ndaj Tij. Për këtë arsye, Allahu i ndëshkoi pikërisht duke i privuar nga ato mirësi, të cilat u bënë shkak që ata të kalonin kufijtë në gjynahe e mosbesim. Ai lëshoi mbi ta ujin e furishëm, që i kaloi digat që kishin ndërtuar. Ajo ishte një valë e madhe uji, që ua shkatërroi të gjitha kopshtet e tyre. Ato u shndërruan në një vend me bimë e pemë të padobishme. Allahu i Madhëruar thotë:dhe dy kopshtet e tyre ua kthyem në "kopshte" me fruta të idhëta, kopër dhe pak sidër të egër. -
Toka tani u sillte shumë pak prodhim dhe disa lloje pemësh të padobishme. Kjo u erdhi sipas punës që bënin. Ashtu sikurse ata e zëvendësuan mirënjohjen me mohimin dhe poshtërsitë, po ashtu Allahu ua zëvendësoi ato mirësi, me atë që u përmend.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë