Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 25

قُلْ لَا تُسْأَلُونَ عَمَّا أَجْرَمْنَا وَلَا نُسْأَلُ عَمَّا تَعْمَلُونَ 25 ٢٥

Thuaju: “Ju, nuk do të pyeteni për atë që kemi gabuar ne, as që ne do të përgjigjemipër atë që punoni ju”. (25)

Tefsiri

Thuaj: “Ju nuk do të gjykoheni për gjynahet tona, e as ne nuk do të gjykohemi për atë që bëni ju.”! -

Secili nga ne do të llogaritet për punën e vet. Ju nuk do të merreni në llogari për gjynahet tona. Edhe ne nuk do të pyetemi e as do të mbajmë përgjegjësi për veprat tuaja. Për këtë arsye, le të jetë qëllimi ynë i përbashkët kërkimi i së vërtetës dhe të drejtës dhe ndjekja e udhës së mirësisë e mbarësisë. Le të mos bëhen pengesë veprat që kemi bërë më parë, që ne të mos e ndjekim atë që e shohim si të vërtetë. Në këtë jetë, ne duhet të gjykojmë sipas asaj që shfaqet haptas. Njeriu duhet të ndjekë argumentet e së vërtetës dhe duhet t'i largohet të kotës. Por në ahiret, ai që gjykon është më i miri Gjykatës, që do të bëjë ndarjen mes kundërshtarëve. Kjo duhet t'ju shqetësojë dhe për këtë duhet të kujdeseni.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë