Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا ۚ وَهُوَ الرَّحِيمُ الْغَفُورُ
Ai, di çka hyn në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet në të. Ai është mëshirues dhe falës. (2)
Ai e di çfarë hyn në tokë ... -
Çdo gjë që bie e hyn në tokë, si shiu, fara, kafshët dhe gjallesat.dhe çfarë del prej saj ... -
Si llojet e ndryshme të bimësisë dhe të botës shtazore.dhe çfarë zbret prej qiellit -
Nga qielli zbresin melekët, rizku i Zotit e përcaktimi i gjërave nga ana e Tij.e çfarë ngjitet në të. -
Në qiell ngjiten melekët, shpirtrat etj. Pasi përmendi krijesat e Tij dhe urtësitë e Tij në ato krijesa, si edhe diturinë e Tij të plotë për gjendjen e tyre, Allahu i Lartësuar përmend faljen e madhe dhe mëshirën e Tij të gjerë. Ai thotë:Ai është Mëshirëploti, Falësi i Madh. -
Mëshira dhe falja janë atribute të Allahut, dhe gjurmët e tyre vazhdojnë të shfaqen te krijesat në çdo kohë, në varësi të asaj që ata meritojnë me veprat e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë