Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا بَلْ مَكْرُ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ إِذْ تَأْمُرُونَنَا أَنْ نَكْفُرَ بِاللَّهِ وَنَجْعَلَ لَهُ أَنْدَادًا ۚ وَأَسَرُّوا النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ وَجَعَلْنَا الْأَغْلَالَ فِي أَعْنَاقِ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Dhe, ata të cilët konsideroheshin të dobët, do t’ju thonë atyre që madhështoheshin: “Jo, por trillimet tuaja natë e ditë, kur na urdhëronit që ta mohojmë Perëndinë dhe t’i përshkruajmë Atij shok”. Dhe ata, e mëshihnin pikëllimin kur e shihnin dënimin. E, Ne do t’u vëmë pranga rreth qafës së atyre që mohuan. E, ata nu do të ndëshkohen për (asgjë) tjetër, pos për atë që kanë punuar. (33)
Ata që patën qenë të dobët
(e të përbuzur)do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ja, ju na urdhëronit të mohonim
(besimin e drejtë në)Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. -
Ajo që na mashtroi dhe na bëri që ju të na devijoni nga rruga e drejtë ishte pikërisht përpjekja juaj e vazhdueshme natë e ditë që të na e zbukuroni të kotën dhe mohimin e Zotit, duke thënë se kjo është e vërteta dhe rruga e logjikshme. Nga ana tjetër, ju e shëmtonit të vërtetën në sytë tanë, duke na treguar se ajo ishte e gabuar dhe jo e logjikshme. Kështu vazhduat me intrigat dhe kurthet tuaja kundër nesh, derisa arritët të na mashtroni dhe të na devijoni nga rruga e drejtë. Megjithatë, të gjitha këto biseda e polemika mes tyre në Zjarr nuk kanë për t'u sjellë ndonjë dobi. Ata thjesht distancohen nga njëri tjetri, shprehin urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe dëshpërimin e madh mes tyre. Për këtë arsye:Kur ta shohin dënimin ata do ta fshehin
(për pak)dëshpërimin e vet. -
Atëherë, ata do të heqin dorë nga ato polemika boshe me shpresën e kotë se mund t'i shpëtojnë nga dënimi, pasi tashmë u bëhet e qartë se ata janë fajtorë e nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi. Ata e kuptojnë se janë fajtorë dhe mbushen me dëshpërim. Secili nga ata do të dëshironte sikur të kishte pasuar të vërtetën dhe të kishte braktisur të kotën. Kjo është ajo që fillimisht e fshehin në vetvete, sepse kanë frikë të shfaqin haptaz dhe të turpërohen, duke pranuar padrejtësitë e tyre. Por në momente të tjera gjatë Kijametit dhe në kohën kur do të hynë në Zjarr, ata do ta shfaqin haptaz këtë pendesë dhe keqardhjen për padrejtësitë e tyre, siç thotë i Lartësuari: "Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë, së bashku me Profetin!” Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhtar për njeriun." [Furkan 27 - 29]. "Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”. Kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!" [Mulk 10]. Pastaj i Lartësuari thotë:Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. -
Ata prangosen ashtu si një i burgosur, për t'u poshtëruar në burgun e tij. I Madhëruari thotë: "Ata që mohojnë Librin (Kur'anin)dhe mesazhet që u kemi dhënë të dërguarve Tanë, shpejt do ta kuptojnë të Vërtetën, atëherë, kur zinxhirët t’u shtrëngohen te qafa e të tërhiqen zvarrë, në ujë të valë dhe kur të hidhen në Zjarr." [Gafir 70 - 73].Ata do të dënohen veçse për atë
(të keqe)që kanë bërë. -
Ky ndëshkim i rëndë dhe ato zinxhirë poshtërues janë shpërblimi i merituar për atë që kanë bërë, pra, për kufrin, poshtërsitë, mosbindjen ndaj Zotit dhe kalimin e kufijve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë