Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 3

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَأْتِينَا السَّاعَةُ ۖ قُلْ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتَأْتِيَنَّكُمْ عَالِمِ الْغَيْبِ ۖ لَا يَعْزُبُ عَنْهُ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَلَا أَصْغَرُ مِنْ ذَٰلِكَ وَلَا أَكْبَرُ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ 3 ٣

E, mohuesit thonë: “Nuk do të vijë Çasti!” Thuaju: “Po! Pasha Zotin tim, i cili i di të gjitha të padukshmet, me siguri do t’ju vie”. – Nuk do t’i fshehet Atij as sa një thërrmi, as në qiej as në Tokë, e nuk ekziston asgjë – as më e vogël nga ajo (thërrmia), as më e madhe, - e që të mos jetë (e shënuar) në Librin e qartë (Levhi Mahfudh) – (3)

Tefsiri
Në ajetin e mësipërm, Allahu i Lartësuar na tregoi për madhështinë e Tij, përmes me atributet që përshkroi Veten e Tij. Kjo e bën njeriun që të lavdërojë dhe madhërojë Allahun e Lartësuar dhe ta besojë me iman të plotë dhe të sinqertë. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë të tillë. Ai na tregon se ka njerëz që nuk e madhërojnë Allahun me madhështinë që i takon. Madje, ata e mohojnë Atë. Ata e mohojnë se Allahu ka pushtetin që të ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre e që të sjellë Kijametin, duke kundërshtuar dhe mohuar kështu mesazhin e të gjithë profetëve. I Madhëruari thotë:

Ata që nuk besojnë thonë: “Ora

(e Kijametit)

nuk ka për të ardhur kurrë!” -

Këta janë ata që nuk besojnë Allahun, profetët e Tij dhe Shpalljen që ata sollën nga Allahu. Pikërisht për shkak të këtij mohimi, ata thonë: “Ora (e Kijametit)nuk ka për të ardhur kurrë! Ekziston thjesht kjo botë, me rregullat e saj. Ne jetojmë jetën bote, pastaj vdesim, dhe me kaq mbaron çdo gjë. Por Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'ua hedhë poshtë me prova këtë pretendim, madje t'u betohet për vërtetësinë e ringjalljes dhe për faktin se ajo do të ndodhë. Më pas, Zoti sjell një argument, që nëse robi e mendon dhe e pranon si fakt, atëherë ka për të besuar patjetër ringjalljen. Kjo është dituria e plotë dhe të gjithanshme e Zotit:

Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim. Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. -

Ai thotë se Kijametin dhe ringjalljen do ta sjellë i Gjithëdituri rreth të fshehtës, pra, rreth çdo gjëje që nuk e kapin shqisat apo dituria jonë. Ai është i Gjithëditur edhe për atë që shfaqet, edhe për atë që fshihet. Allahu i Madhëruar vijon të përforcojë edhe më shumë faktin se dituria e Tij është gjithëpërfshirëse, kur thotë:

Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. -

Diturisë së Tij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë në qiej e në tokë dhe as më e vogël apo më e madhe se ajo. Çdo gjë pa përjashtim, me trupat dhe me gjithë përbërësit e tyre, madje edhe grimcat më të vogla elementare përbërëse të lëndës nuk i fshihen diturisë së Zotit.

Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë

(Leuhi Mahfudh)”. - Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe lapsi i Tij e ka shkruar atë. Gjithçka gjendet në Librin e qartë dhe të madh, që quhet Leuhi Mahfudh. Diturisë së Tij nuk i fshihet asnjë grimcë e madhe apo e vogël qoftë, në të gjithë kohërat. Ai i di mirë çfarë fshihet e tretet në tokë prej trupave të vdekur dhe atë që mbetet prej tyre. Ai është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë ata, dhe kjo është më e thjeshtë për Të. Ringjallja nuk është më e çuditshme dhe madhështore se dituria e Tij gjithëpërfshirëse. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon qëllimin e ringjalljes:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë