Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا سُبْحَانَكَ أَنْتَ وَلِيُّنَا مِنْ دُونِهِمْ ۖ بَلْ كَانُوا يَعْبُدُونَ الْجِنَّ ۖ أَكْثَرُهُمْ بِهِمْ مُؤْمِنُونَ
(engjëjt) thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti o Zoti ynë! Na, ty të adhurojmë, e me ata s’kemi asgjë. Aa i adhuronin xhindët dhe shumica e mohuesve u besonin (fjalëve) të tyre (të xhindëve)”. (41)
Ata do të
(melekët)thonë: “I Madhëruar qofsh Ti!” -
Ti je i Pastër, i Lavdëruar dhe i Lartësuar nga çdo mangësi dhe nga kjo që shpifin të padrejtët, pra, se Ti paske shokë e partnerë në pushtetin Tënd!“Ti je Zoti ynë, dhe ne distancohemi prej tyre.” -
Ne jemi nevojtarë për mbrojtjen e kujdesin Tënd për ne. Atëherë, si mund të ftojmë të tjerët që të na dedikojnë neve adhurimin?! Është e padrejtë që ne të zgjedhim për veten tonë mbrojtës e kujdestar tjetër veç Teje! Në fakt, këta idhujtarë nuk na adhuronin ne:“Jo. Por ata adhuronin xhindet dhe shumica e tyre besonin në to”. -
Ata adhuronin shejtanët, të cilët, për t'i devijuar, i urdhëronin të na adhuronin neve ose çdo gjë tjetër veç Allahut. Kështu, ata u bindeshin këtyre shejtanëve dhe pikërisht kjo bindje ishte adhurimi që u përkushtonin. Ibadeti është pikërisht bindje e nënshtrim, sikurse thotë Allahu, duke iu drejtuar të gjithë atyre që adhuronin dikë tjetër veç Tij: "O bijtë e Ademit, a nuk ju pata paralajmëruar që të mos e adhuronit shejtanin, se në të vërtetë ai është armiku juaj i hapur, dhe që të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë!" [Ja sin 60]. Pastaj melekët thonë: "…shumica e tyre besonin në to”. Ata u besonin xhindëve dhe u nënshtroheshin atyre, sepse iman do të thotë që të besosh e ta lidhësh zemrën me diçka, lidhje kjo e cila sjell nënshtrimin dhe bindjen ndaj asaj gjëje. Pasi melekët distancohen prej tyre, Allahu i Madhëruar u thotë melekëve:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë