Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 4

لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ ۚ أُولَٰئِكَ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ 4 ٤

për t’i shpërblyer ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, - për ta ka falje dhe furnizim të mrekullueshëm, - (4)

Tefsiri

Që Ai t’i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për këta ka falje dhe shpërblim bujar. -

Ky është shpërblimi për besimtarët e vërtetë. Ata besojnë sinqerisht me zemrat e tyre. Ata besojnë me bindje të plotë Allahun dhe Profetin e Tij. Pikërisht se besimi i tyre është i vërtetë dhe i sinqertë, ata bëjnë shumë vepra të mira sipas asaj që i udhëzon ky iman. Ata e vërtetojnë besimin në zemër me kryerjen e veprave të mira, në të cilat të udhëzon imani. Për këta të zgjedhur dhe fatbardhë, Allahu i Madhëruar thotë: "Për këta ka falje ...". Zoti do t'ua mbulojë e fshijë gjynahet, për shkak të imanit të vërtetë dhe të veprave të mira që ata bëjnë. Falja e Zotit bën që nga ata të largohet çdo ligësi dhe ndëshkim. Përveç faljes që sjell ruajtja nga çdo e keqe, atyre u premtohet edhe furnizim i mirë. Kështu e shpërblen Zoti çdo bamirës e besimtar të mirë. Duke qenë se ata ishin bamirës, Ai i shpërblen me furnizim të këndshëm dhe bujar, duke u përmbushur çdo kërkesë e qëllim të mirë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë