Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Sikur t’i shihje ata kur frikësohen, e nuk kanë ku të ikin; do të kapen për së afërmi (pa mund të ikur asnjë hap), (51)
Tefsiri
Eh sikur vetëm t’i shihje ata kur të dridhen nga tmerri! Ata nuk kanë për të gjetur asnjë shpëtim dhe do të rrembehen prej një vendi të afërt. -Shumë e frikshme është pamja e atyre që mohojnë të dërguarit, kur ata të shohin me sytë e tyre dënimin e Allahut dhe atë për të cilën i njoftuan të dërguarit. Ai është momenti kur mbi ata fillon të ekzekutohet ndëshkimi dhe ata nuk gjejnë asnjë rrugë shpëtimi e largimi. Allahu thotë: "... rrëmbehen prej një vendi të afërt!" Domethënë, ai vend nga i cili do të rrëmbehen dhe do të ndëshkohen nuk është larg nga vendi i dënimit, por është afër. Kështu, ata do të rrëmbehen dhe hidhen në zjarr.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë