Sureja Fatir (Krijuesi — فاطر) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




35 Fatir(فاطر), Ajet 1

الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَثْنَىٰ وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ ۚ يَزِيدُ فِي الْخَلْقِ مَا يَشَاءُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 1 ١

Falenderimi qoftë për Perëndinë, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonnë krijimtari çka të dojë. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë. (1)

Tefsiri

I lavdëruar qoftë Allahu, Krijuesi i qiejve e i tokës

(nga asgjëja), - Allahu i Lartësuar e lavdëron veten e Vet për krijimin e qiejve dhe të tokës dhe të çdo krijese në to. Ai e lavdëron veten sepse ky krijim madhështor tregon për pushtetin e Tij të gjerë, sundimin e Tij gjithëpërfshirës, për mëshirën e Tij të pashembullt, për urtësinë e Tij të paanë e diturinë e Tij të pafund. Pasi përmendi faktin që Ai është Krijuesi i gjithçkaje, vijoi të përmendë edhe çështjet e tjera plotësuese, që janë domosdoshmëri për krijesat:

i Cili i bëri melekët të dërguar me nga dy, tre dhe katër palë krahë. -

Melekët e Zotit janë zbatuesit e urdhrave të Tij të krijimit dhe të përkujdesit për krijesat. Ata janë të ngarkuarit e Zotit për trasmetimin e urdhëresave dhe ligjeve të Tij fetare. Vërej me kujdes kur Allahu thotë: "… i Cili i bëri melekët të dërguar..." Kjo fjali i përfshin të gjithë melekët e Zotit, gjë që tregon se të gjithë melekët e Zotit janë rob të bindur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Duke përshkruar melekët, Allahu i Madhëruar thotë: "... nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen." [Tahrim 6]. Duke qenë se melekët përmbushin urdhrat e Tij, Allahu i Madhëruar përmend forcën e tyre të madhe, shpejtësinë dhe saktësinë e përmbushjes së detyrave të tyre. Ai na tregon se i ka bërë melekët: "...me nga dy, tre dhe katër palë krahë”, që të fluturojnë me shpejtësi në zbatimin e detyrave të Zotit. Ai i ka bërë ata me dy, tre dhe katër palë krahë, sipas urtësisë së Tij.

Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Allahu i Madhëruar veçon disa krijesa nga disa të tjera me cilësi të spikatura, për shembull, me forcë të madhe ose bukuri, me gjymtyrë të shtuara më shumë nga e zakonshmja, me zë të bukur që të mahnit etj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë