Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Vallë, a nuk di ti, që Perëndia e lëshon ujin prej qiellit, e që Ne, me të krijojmë frute llojesh e ngjyrash të ndryshme; e nëpër male gjenden rrugë të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme, dhe krejtësisht të zeza. (27)
Tefsiri
A nuk e sheh se si Allahu lëshon shi nga qielli? Dhe me të Ne bëjmë që të dalin në dritë prodhime e bimësi të shumta me ngjyra të ndryshme? Edhe nëpër male bëri shtresa të bardha e të kuqe dhe me nuanca të ndryshme ngjyrash. Ka edhe shtresa shumë të zeza. -Allahu i Madhëruar u tregon njerëzve për krijesat kaq të shumta dhe të ndryshme, edhe pse origjina dhe lënda bazë e jetës së tyre është e njëjtë. Edhe pse kanë të njejtën origjinë, ata janë aq të ndryshëm dhe të larmishëm, sa çdokush e dëshmon me sytë e ballit. Allahu i Madhëruar ua tregon këto fakte njerëzve, që ata të shohin dhe të binden për pushtetin e Tij të plotë dhe absolut dhe për urtësinë e Tij të gjerë dhe të pashembullt. Kështu, Allahu i Lartësuar lëshon ujë nga qielli dhe me të i jep jetë bimësisë. Edhe pse toka ku mbijnë është e njëjtë dhe uji është i njëjtë, madje çdo kusht tjetër jetësor është i njejtë, frutat dhe bimët janë të larmishme. Po kështu, edhe malet që Zoti i vendosi si shtylla fiksuese për shtresat e Tokës, i sheh që të jenë të ndryshëm dhe të ndërfutur në njëri-tjetrin. Por edhe në të njëjtin mal gjen ngjyra dhe shtresa nga më të ndryshmet. Ai përmban shtresa të bardha, të verdha të kuqe, si edhe shtresa që janë sterrë të zeza.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë