Sureja Fatir (Krijuesi — فاطر) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




35 Fatir(فاطر), Ajet 29

إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ 29 ٢٩

Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Perëndisë dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas, (29)

Tefsiri

Ata që e lexojnë

(dhe e pasojnë)Librin e Allahut, e falin rregullisht namazin dhe nga mirësitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi dhe haptazi, shpresojnë, vërtet në një Tregëti që kurrë nuk do t'u dalë me humbje. -

Këta janë ata që zbatojnë me korrektësi urdhëresat e Zotit. Ata janë të kujdesshëm në përmbushjen e detyrimeve dhe në lënien e ndalesave. Ata i besojnë pa asnjë mëdyshje lajmet dhe informacionet e sjella nga Zoti dhe i pohojnë dhe i besojnë ato me siguri të plotë. Ata nuk i japin përparësi asnjë fjale tjetër mbi fjalën e Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata fatlumë e këndojnë fjalën e Allahut me kujdes dhe saktë, si edhe e studiojnë me vëmendje, për të kuptuar mesazhin e Tij. Ata meditojnë, që të nxjerrin mësimet dhe kumtet e Zotit në mënyrë të vazhdueshme. Më pas përmendet diçka e veçantë nga veprat e tyre të mira. Është namazi, shtylla e fesë së Zotit dhe drita e muslimanit. Namazi është tregues i fortë i imanit në zemrën e njeriut, që kurrë nuk gënjen. Namazi është shenjë treguese e vërtetësisë së islamit të një njeriu ose gënjeshtrës së tij. Pastaj përmendet shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut, në ndihmë të të afërmve, farefisit, të varfërve, jetimëve e të tjera kategori që janë në nevojë. Këta fatlumë shpenzojnë për hir të Zotit qoftë kur bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, si zekati, kompensimet e detyrueshme pasurore për betimet e shkelura, por edhe për shpenzimet e pëlqyeshme. Allahu thotë se ata japin nga pasuria "fshehtas dhe haptas", ashtu si e kërkon urtësia dhe që dobia të jetë më e madhe. Këtë e bëjnë në çdo kohë dhe gjendje, kur janë të pasur dhe kur kanë frikë varfërinë. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon se çfarë i shtyn ata që të bëjnë vepra të mira:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë