Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا يَفْتَحِ اللَّهُ لِلنَّاسِ مِنْ رَحْمَةٍ فَلَا مُمْسِكَ لَهَا ۖ وَمَا يُمْسِكْ فَلَا مُرْسِلَ لَهُ مِنْ بَعْدِهِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Atë që Perëndia ua ka dërguar njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund ta pengojë askush, e atë që Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (2)
Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë
(mirësi)që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; -
Çdo gjë që Ai e dëshiron mund ta realizojë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë. Nga këto çështje janë edhe shtesat dhe ndryshimet që Ai bën në disa nga krijesat e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për faktin se Ai është i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, që jep dhe privon, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij. Ai thotë:Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri. -
Kjo është një nxitje për ta lidhur zemrën veçse me Allahun e Madhëruar dhe që t'i shprehësh Atij varfërinë dhe nevojën e madhe, në të gjitha aspektet. Vetëm Atij t'i përgjërohesh dhe t'i lutesh dhe vetëm Atij t'i frikësohesh dhe tek Ai të shpresosh. Ai është Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm, që ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin e vet dhe i jep atë që meriton.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë