Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ اللَّهَ عَالِمُ غَيْبِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm për sekretet e qiejve dhe të Tokës. Me të vërtetë, Ai di çka ka në zemrat e njerëzve. (38)
Nuk ka dyshim se Allahu e di gjithë të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai e Di mirë gjithçka që fshihet në zemrat
(e njerëzve). - Pasi përmendi shpërblimin e banorëve të dy vendeve, bashkë me veprat e tyre, me të cilat e merituan atë shpërblim, Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë. Ai na tregon se i di në detaje edhe fshehtësitë më të mëdha të qiejve dhe të Tokës, që krijesat as nuk i shohin e as nuk i dinë. Ai është i Gjithëdituri për të gjitha fshehtësitë dhe Ai e di mirë atë që fshihet brenda gjoksit, ligësi ose mirësi qoftë. Ai di për çdo gjë që kalon nëpër mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ai do t'i japë çdokujt atë që meriton.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë