Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّمَا تُنْذِرُ مَنِ اتَّبَعَ الذِّكْرَ وَخَشِيَ الرَّحْمَٰنَ بِالْغَيْبِ ۖ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍ وَأَجْرٍ كَرِيمٍ
Me të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i druan Mëshiruesit dhe fshehtas (pa e parë); e sihariqoje atë duke ia falë mëkatet dhe duke i dhënë shpërblim të begatshëm! (11)
Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin
(Kur’anin)dhe i frikësohet të Githëmëshirshmit në fshehtësi. -
Këtyre u bën dobi këshilla dhe paralajmërimet, sepse ata synojnë të vërtetën, prandaj dëgjojnë me kujdes dhe meditojnë në këshillat që u bëhen. Kjo është cilësia e parë, pra, dëshira për të vërtetën e nënshtrimi për të kuptuar dhe pasuar atë. Së dyti: "i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi" Domethënë, ai njeri që i ka këto shenja e cilësi ka për ta parë të vërtetën dhe drita do të hyjë në zemrën e tij: Së pari, qëllimi i mirë dhe dëshira për ta gjetur të vërtetën dhe, së dyti, frika nga Zoti, frikë kjo që vjen nga dituria rreth Tij, për emrat dhe cilësitë e Tij. Të tillët përfitojnë nga Shpallja e Zotit. Përmes kësaj Shpalljeje, ata do t'i pastrojnë e lartësojnë shpirtrat dhe zemrat e tyre, pastaj do të mund të marrin diturinë e dobishme rreth Librit të Zotit dhe urtësive të Profetit të Tij. Ata që i kanë këto dy mirësi dhe sakrifikojnë për t’u pajisur me to, meritojnë një përgëzim nga Zoti:Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar. -
Përgëzim për dy gjëra: për falje dhe fshirje e plotë të gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të mrekullueshëm për veprat e mira dhe qëllimet e tyre të pastra.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë