Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 40

لَا الشَّمْسُ يَنْبَغِي لَهَا أَنْ تُدْرِكَ الْقَمَرَ وَلَا اللَّيْلُ سَابِقُ النَّهَارِ ۚ وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ 40 ٤٠

As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata (Hëna) nuk mund ta kalojë ditën (Diellin); të gjitha lundrojnë në hapsirën qiellore (ose: çdo trup qiellor lëvizë). (40)

Tefsiri

As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën, -

Kështu, si diellin dhe hënën, si natën dhe ditën, është Zoti që i ka përcaktuar dhe asgjë nuk mund të ndryshojë caktimin dhe rregullin e Tij. Zoti i ka dhënë forcë dhe kohë çdo gjëje. Nëse njëra vjen, tjetra largohet. "As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën..." Dielli nuk mund të marrë pushtetin e hënës gjatë natës, në mënyrë të tillë që të shohim diellin gjatë natës. Edhe hëna nuk mund të marrë forcë, derisa dielli të perëndojë e të largohet.

Secili

(trup qiellor)

noton në orbitën e vet. -

Kështu, dielli, hëna dhe yjet, të gjithë lëvizin sipas rrugës dhe kohës së përcaktuar për ta, në mënyrë të vazhdueshme. Të gjitha këto janë një argument i fortë dhe shumë i qartë, që tregojnë për madhështinë e Krijuesit, për madhështinë e cilësive të Tij e, në mënyrë të veçantë, për madhështinë e pushtetit, urtësisë dhe diturisë së Tij të gjerë në këtë gjithësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë