Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 46

وَمَا تَأْتِيهِمْ مِنْ آيَةٍ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا عَنْهَا مُعْرِضِينَ 46 ٤٦

Dhe, atyre nuk u vinte asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata të mos shmangeshin nga ato. (46)

Tefsiri

Sa herë që u vjen atyre ndonjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, ata i kthejnë shpinën. -

Shiko me kujdes se si i atribuohen ato shenja Zotit, për të treguar se ato janë argumente dhe shenja të plota, të qarta dhe të pakundërshtueshme. Nuk ka më të mëdha dhe më të qarta se shenjat dhe argumentet e Allahut të Madhëruar, dhe Ai gjithmonë u ka sjellë njerëzve të tilla shenja. Ai gjithmonë kujdeset për robërit dhe ndër aspektet më të rëndësishme të kujdesit të Tij për ta është pikërisht dërgimi në mënyrë të vazhdueshme i këtyre shenjave dhe argumenteve, nëpërmjet të cilave ata të mund të mësojnë dhe arrijnë atë që u sjell dobi në fenë dhe dynjanë e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë