Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 47

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنُطْعِمُ مَنْ لَوْ يَشَاءُ اللَّهُ أَطْعَمَهُ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 47 ٤٧

E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me të cilat Perëndia u ka furnizuar juve”, - e atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Vallë, a ne t’i ushqejmë ata, të cilët do t’i ushqente Perëndia – po të donte? Me të vërtetë, ju jeni në humbje të qartë!” (47)

Tefsiri

Dhe kur u thuhet: “Jepni nga ajo, me të cilën Allahu ju begatoi!" mohuesit

(e besimit)

u thonë besimtarëve: “Pse, ne do t'i ushqejmë ata, të cilët, nëse do të donte Allahu, do t'i kishte ushqyer

(Vetë)

? Ju jeni në një humbje të qartë.”. -

Jepni për hir të Allahut nga ajo pasuri që Ai ju ka dhënë dhe kujtoni se, nëse Ai do të dëshironte, edhe mund t'ju privonte prej tij. Kur atyre u thuhej që të shpenzonin nga ajo pasuri, mohuesit (e besimit) u thoshin besimtarëve: “Pse, ne do t'i ushqejmë ata, të cilët, nëse do të donte Allahu, do t'i kishte ushqyer (Vetë)" Kështu ata e refuzuan urdhërin e Zotit, duke përdorur padrejtësisht si argument faktin se kjo na qenkësh dëshira e Zotit. Sipas tyre, meqë Zoti dëshiroi t'i lerë të varfër, as ata nuk duhej që t'u jepnin atyre. Madje, ata thoshin më shumë se kaq: "Ju jeni në një humbje të qartë. Ju, o besimtarë, që na urdhëroni t'u japim të varfërve, jeni shumë të gabuar.” Kjo tregon për injorancën dhe padrejtësinë e tyre të pashembullt. Dëshira dhe caktimi i Zotit nuk mund të shërbejnë kurrsesi si justifikim për të padrejtin dhe gjynahqarin. Është e vërtetë se ajo që dëshiron Zoti të jetë është dhe ajo që Ai dëshiron të mos jetë, ajo nuk është, por, po ashtu është e vërtetë se Allahu e ka pajisur njeriun me forcë të mjaftueshme që të ketë të gjitha mundësitë të kryejë urdhëresat dhe të mund t'i largohet ndalesave të Tij. Kështu, nëse njerëzit nuk përmbushin urdhëresat e Zotit, ky është një veprim me zgjedhjen e tyre të lirë, që askush nuk i detyron apo i imponon që ta kryejnë. Pastaj këta të mjerë, duke treguar se nuk e besojnë ringjalljen dhe e shohin si diçka të largët, thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë