Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنِ اعْبُدُونِي ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ
por vetëm Mua më adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë. (61)
dhe që të më adhuroni vetëm Mua... -
Unë ju urdhërova që të më adhuroni vetëm Mua, duke përmbushur urdhëresat e Mia dhe duke u larguar nga ndalesat e Mia.... sepse kjo ishte rruga e drejtë? -
Pikërisht adhurimi Im si Një i Vetëm, bindja ndaj Meje dhe refuzimi i bindjes ndaj shejtanit është rruga e drejtë. Të gjitha dituritë rreth rrugës së drejtë lidhen ngushtë me këto dy çështje: bindje ndaj Zotit dhe refuzim i shejtanit të mallkuar. Por ju, o njerëz, nuk iu përmbajtët premtimit ndaj Meje dhe as nuk punuat sipas porosive të Mia, por u miqësuat me armikun tuaj dhe i latë në duart e tij frerët e çështjeve tuaja.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë