Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 77

أَوَلَمْ يَرَ الْإِنْسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِنْ نُطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُبِينٌ 77 ٧٧

A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së ujit (farës – spermës), e megjithatë, ai është kundërshtar i hapët, (77)

Tefsiri
Në këto ajete jepet një nga dyshimet që hedhin ata që e mohojnë vërtetësinë e ringjalljes, por edhe përgjigjja ndaj tyre me formën më të mirë, më të bukur, më të qartë e më të kuptueshme. Allahu i Lartësuar thotë:

A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike

(fare)

? Por, ja! Ai bëhet një kundërshtar i hapur. -

A nuk e sheh ai që e mohon vërtetësinë e ringjalljes dhe është në dyshim rreth saj se si Allahu e filloi krijimin? Kjo është një çështje që, nëse mendon rreth saj, do të arrije siguri të plotë rreth ringjalljes dhe vërtetësisë së saj. Le të mendojë njeriu se si e krijon Allahu njeriun, duke e nisur krijimin nga një pikë lëngu, të cilën Ai e kalon nga një gjendje në tjetrën, derisa njeriu forcohet dhe plotësohet fuqia e tij trupore dhe mendore. Por kur atij i kërkohet që të pendohet dhe të ndjekë rrugën e Zotit, "ai bëhet një kundërshtar i hapur." Ai tregohet kryeneç dhe arrogant, edhe pse fillesa e tij është nga një pikë lëngu. Le të shohë njeriu ndryshimin mes këtyre dy rasteve dhe të bindet se Ai që e krijoi dhe e bëri të jetë kur nuk ishte fare, është i plotfuqishëm që ta rikthejë në jetë edhe pasi të jetë tretur dhe shpërndarë nëpër tokë, dhe kjo është edhe më e thjeshtë dhe më e pranueshme logjikisht.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë