Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 83)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 83

فَسُبْحَانَ الَّذِي بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 83 ٨٣

I lartësuar është Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi çdo gjë! Dhe, tek Ai do të ktheheni! (83)

Tefsiri

I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! -

Ky është argumenti i gjashtë. Allahu është Pronari dhe Mbretëruesi i gjithçkaje. Çdo krijesë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është pronë dhe nën sundimin e Tij. Të gjithë janë rob e të nënshtruar nën pushtetin e Allahut dhe Ai vepron dhe administron veprat e tyre, me caktimin dhe urtësinë e Tij të krijimit, me ligjet e Tij të Sheriatit. Mbi ta zbatohen edhe ligjet e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit. Ringjallja e tyre për t'u zbatuar mbi ta rregullat e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit është domosdoshmëri e sundimit dhe mbretërimit të Tij absolut, me të cilin është përshkruar.

Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju

(për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi). - Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, sepse argumentet janë të plota dhe të qarta. I lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, që e bëri fjalën e Tij qartësuese të gjithçkaje, shërim dhe dritë!Këtu përfundon tefsiri i sures Ja Sin.Allahut qoftë i përlëvduar, ashtu siç e meriton Lartësia e Tij! Ai qoftë i Madhëruar, siç e meriton Madhëria e Tij!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë