Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 9

وَجَعَلْنَا مِنْ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدًّا وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدًّا فَأَغْشَيْنَاهُمْ فَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ 9 ٩

dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin, (9)

Tefsiri

Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. -

Ka vendosur pengesë, që e bën të pamundur që imani të hyjë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, ata nuk shohin. Ata i ka zaptuar errësira e paditurisë dhe dëshpërimi nga të gjitha anët. Atyre nuk u sjell dobi asnjë lloj këshille e paralajmërimi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë