Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا أَسْلَمَا وَتَلَّهُ لِلْجَبِينِ
Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah, (103)
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit
(të Allahut)dhe ai
(Ibrahimi)e shtriu
(Ismailin)përmbys. -
Kështu, ata që të dy, atë e bir, u dorëzuan për të zbatuar urdhrin. Babai u bë gati që të bënte kurban frytin e zemrës së tij, për të zbatuar urdhrin e Zotit, të Cilin e donte dhe i frikësohej më shumë se gjithçkaje tjetër. Ndërsa djali e përgatiti veten që të bënte durim, duke nënshtruar veten për kënaqësinë e Zotit të tij dhe për të respektuar atin e tij. Atëherë: "... e shtriu (Ismailin) përmbys." Pra, Ibrahimi e uli Ismailin me fytyrën poshtë, për ta bërë gati për ta bërë kurban. E ktheu me fytyrë poshtë, që të mos shihte fytyrën e tij gjatë aktit sublim. Pikërisht në ato çaste:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë