Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 108)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 108

وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الْآخِرِينَ 108 ١٠٨

dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm; (108)

Tefsiri

Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. -

Emrin e tij e bëmë të famshëm në brezat e mëvonshëm, ashtu siç ishte i famshëm dhe i lavdëruar ndër të parët. Nuk do të ketë ndonjë kohë dhe brez, kur kujtimi dhe figura e Ibrahimit (a.s.) të mos jetë e dashur dhe e respektuar për njerëzit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë