Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ
e ai që grabitë diçka, atë e ndjekë dritë verbuese. (10)
Ka prej atyre
(shejtanëve)që rrëmbejnë diçka
(nga lajmet e qiellit), por edhe ata i ndjek shkëndija
(e zjarrtë)që djeg. -
Sikur Allahu të mos kishte përmendur këto raste përjashtuese, do të thoshim se ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga lajmet e qiellit. Por Allahu thotë: "Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), ..." Pra, ndonjë nga këta shejtanë të rebeluar rrëmben ndonjë fjalë fshehurazi, por ai ndiqet pas nga: "... shkëndija (e zjarrtë) që djeg.". Ndonjëherë ajo shkëndijë e arrin përpara se shejtani ta çojë informacionin tek mbështetësit dhe aleatët e tij, dhe kështu asgjë nga lajmet dhe fjalët që thuhen në qiell nuk arrin në tokë. Por ndonjëherë ai arrin që ta përçojë atë përpara se të goditet nga shkëndija e zjarrtë, dhe atëherë aleatët e tij e përziejnë këtë të vërtetë me njëqind gënjeshtra, të cilat përpiqen t'i pasqyrojnë dhe ofrojnë si të vërteta, pikërisht për shkak të një të vërtete të vetme që e dëgjuan nga qielli. Pasi përmendi këto krijesa madhështore, Ai tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë