Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 133)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 133

وَإِنَّ لُوطًا لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ 133 ١٣٣

Dhe, me të vërtetë, Luti ka qenë njëri prej pejgamberëve. (133)

Tefsiri

Edhe Luti qe prej të dërguarve Tanë. Kujto, kur Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij! -

Allahu i Madhëruar lëvdon Profetin e Tij të dashur Lutin. Ai e dalloi atë duke e bërë profet. Luti ishte ftues i njerëzve në rrugën e Zotit dhe mësues i të mirës. Ai e paralajmëroi popullin e tij që t'i largoheshin shirkut dhe poshtërsive. Më pas, kur ata nuk e dëgjuan dhe nuk pranuan të bindeshin, Allahu i Madhëruar e shpëtoi Lutin dhe familjen e tij. Ata u nisën në udhëtimin e shpëtimit natën herët, duke shpëtuar nga dënimi i ashpër që e mbuloi atë vend.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë