Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنَّهُمْ يَوْمَئِذٍ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ
Dhe ata, atë Ditë do të jenë së bashku në mundim, (33)
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të gjithë bashkë. Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit. -
Ditën e Kijametit ju do të ndëshkoheni të gjithë, edhe pse, në varësi të padrejtësive e gjynaheve, do të ketë ndonjë ndryshim mes jush. Ashtu si në dynja i bashkonte kufri, po kështu edhe në ahiret do të jenë bashkë, në dënimin e Zotit. Ky është një rregull i pandryshueshëm për të padrejtët: "Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit." Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se padrejtësitë e tyre kaluan çdo kufi:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë